Bobi Hristov shpallet tepricë teknologjike në Telma, Sindikata del në mbështetje të gazetarit

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Mediave (SPGPM) ka shprehur shqetësim lidhur me njoftimet për largime të mundshme të gazetarëve dhe punonjësve të mediave në TV Telma, në kuadër të një riorganizimi të ri të sistematizimit ...

shtator 30, 2026 - 09:30
Bobi Hristov shpallet tepricë teknologjike në Telma, Sindikata del në mbështetje të gazetarit

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Mediave (SPGPM) ka shprehur shqetësim lidhur me njoftimet për largime të mundshme të gazetarëve dhe punonjësve të mediave në TV Telma, në kuadër të një riorganizimi të ri të sistematizimit dhe programit të punës.

Sipas SPGPM-së, procesi i riorganizimit prek në mënyrë të drejtpërdrejtë gazetarin dhe redaktorin shumëvjeçar të Telmës, Bobi Hristov, pozita e të cilit, sipas sindikatës, parashihet të shfuqizohet dhe të shpallet si tepricë teknologjike.

Nga SPGPM bëjnë të ditur se, pas komunikimit gjatë gjithë ditës, shqyrtimit të rastit dhe konsultimeve me ekipin e tyre juridik, kanë vendosur të qëndrojnë plotësisht në mbështetje të anëtarit të tyre.

Sipas njoftimit të dorëzuar sindikatës, TV Telma ka nisur një proces për shpalljen e tepricës teknologjike, së bashku me një program të ri dhe rishpërndarje të pozitave të punës, percjell Gazeta Flaka.

SPGPM thekson se veçanërisht shqetësues është fakti që, sipas informacioneve në dispozicion të tyre, riorganizimi duket se është i përqendruar vetëm te një person – gazetari dhe redaktori shumëvjeçar Bobi Hristov, pozita e të cilit parashihet të hiqet tërësisht.

Sindikata vlerëson se rasti ngre çështje që lidhen jo vetëm me të drejtat e punës, por edhe me të drejtat profesionale dhe lirinë e gazetarëve, veçanërisht duke pasur parasysh përvojën shumëvjeçare të Hristovit në gazetari dhe media.

“SPGPM konsideron se ndryshime të tilla serioze strukturore në mediat, të cilat kanë për detyrë të mbrojnë interesin publik, duhet të realizohen me kujdes, në përputhje me të gjitha dispozitat ligjore, por edhe duke marrë parasysh ndjeshmërinë e situatës në sektorin mediatik”, thuhet në reagimin e sindikatës.

Nga SPGPMparalajmërojnë gjithashtu se vendimi vjen në një periudhë kur sektori mediatik në Maqedoninë e Veriut përballet me mungesë të kuadrove të reja, si dhe të gazetarëve të pavarur me kredibilitet profesional.

Në fund, SPGPM i ka bërë thirrje drejtimit të TV Telma që ta rishqyrtojë me kujdes vendimin për shpalljen e tepricës teknologjike dhe të marrë plotësisht parasysh të drejtat e punëtorëve.

Rasti pritet të ndiqet nga sindikata edhe në aspektin e të drejtave të punës dhe profesionale të gazetarit. Gazeta Flaka

The post Bobi Hristov shpallet tepricë teknologjike në Telma, Sindikata del në mbështetje të gazetarit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.