Bomba dore dhe municion zbulohen në një bodrum në Shkup

Bomba dore dhe municion të kalibrave të ndryshëm janë gjetur në hapësirat e bodrumit të një objekti në zonën e Karposhit në Shkup. Sipas njoftimit të policisë, më 26 tetor, në orën 16:45, një 44-vjeçare nga Shkupi e ka denoncuar rastin, ...

tetor 27, 2026 - 20:00
Bomba dore dhe municion zbulohen në një bodrum në Shkup

Bomba dore dhe municion të kalibrave të ndryshëm janë gjetur në hapësirat e bodrumit të një objekti në zonën e Karposhit në Shkup.

Sipas njoftimit të policisë, më 26 tetor, në orën 16:45, një 44-vjeçare nga Shkupi e ka denoncuar rastin, pasi municionet dhe bombat ishin gjetur në bodrumin që ishte në pronësi të babait të saj të ndjerë.

Ekipi hetimor i SPB Shkup ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa sendet e gjetura janë marrë për procedurë të mëtejshme.

Flaka

The post Bomba dore dhe municion zbulohen në një bodrum në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.