BOMBA E FUNDIT E MERKATOS! Milani hidhet në sulm për yllin 21-vjeçar, oferta mbi 20 milionë euro refuzohet

Milani po përpiqet të realizojë një goditje të vonshme në merkato, duke synuar transferimin e mbrojtësit të ri të Lecce-s, Tiago Gabriel. Sipas raportimit të Orazio Accomandos nga SportMediaset, kuqezinjtë po “shtyjnë fort” për të siguruar ...

shtator 1, 2026 - 15:00
BOMBA E FUNDIT E MERKATOS! Milani hidhet në sulm për yllin 21-vjeçar, oferta mbi 20 milionë euro refuzohet

Milani po përpiqet të realizojë një goditje të vonshme në merkato, duke synuar transferimin e mbrojtësit të ri të Lecce-s, Tiago Gabriel.

Sipas raportimit të Orazio Accomandos nga SportMediaset, kuqezinjtë po “shtyjnë fort” për të siguruar shërbimet e 21-vjeçarit, i cili konsiderohet një nga qendërmbrojtësit e rinj më premtues në Serie A, përcjell ORAinfo.

Screenshot

Milani ka bërë tashmë një ofertë prej më shumë se 20 milionë eurosh për mbrojtësin portugez, por propozimi është refuzuar nga Lecce.

Klubi nga Pulia kërkon një shumë mes 25 dhe 30 milionë eurosh për ta lënë të lirë Gabrielin në këtë fazë të merkatos.

Megjithatë, situata mund të ndryshojë. Tiago Gabriel dëshiron transferimin te Milani dhe, pasi mësoi për ofertën e klubit kuqezi gjatë ditës së djeshme, e bëri të qartë qëndrimin e tij.

Pavarësisht interesimit të Milanit, mbrojtësi vendosi të ishte në dispozicion të Lecce-s për ndeshjen ndaj Romës, e cila përfundoi me humbjen e thellë 4-0 të ekipit të tij.

Tashmë priten kontakte të reja mes palëve gjatë ditës së sotme. Milani po tenton të gjejë një marrëveshje me Lecce-n dhe të finalizojë një tjetër transferim në orët e fundit të merkatos.

Mbetet për t’u parë nëse paraqitja ndaj Romës ishte ndeshja e fundit e Tiago Gabriel me fanellën e Lecce-s. /ORAinfo/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.