BOMBA E MADHE: Rafael Leão largohet nga Milani, zbulohet shifra që tronditi tifozët
Rafael Leão nuk është më futbollist i Milanit. Klubi italian dhe Galatasaray kanë zyrtarizuar transferimin e sulmuesit portugez, duke i dhënë fund aventurës së tij shtatëvjeçare në “San Siro”. Sipas shifrave të bëra publike pas marrëveshjes...


Rafael Leão nuk është më futbollist i Milanit. Klubi italian dhe Galatasaray kanë zyrtarizuar transferimin e sulmuesit portugez, duke i dhënë fund aventurës së tij shtatëvjeçare në “San Siro”.
Sipas shifrave të bëra publike pas marrëveshjes, Galatasaray do t’i paguajë Milanit 38 milionë euro për transferimin e Leãos, përcjell ORAinfo.
Në marrëveshje është përfshirë edhe një klauzolë që i garanton Milanit 20 për qind të fitimit nga një shitje e ardhshme e futbollistit.
Kjo shumë është dukshëm më e ulët se shifrat që ishin raportuar më herët, pasi Milani kishte kërkuar deri në rreth 60 milionë euro për të lejuar largimin e yllit portugez.
Leão largohet nga Milani pas shtatë sezonesh, gjatë të cilave u shndërrua në një prej futbollistëve kryesorë të skuadrës.
Ai zhvilloi 291 ndeshje, duke shënuar 80 gola dhe dhënë 65 asistime. Me fanellën kuqezi, portugezi fitoi titullin e Serie A në sezonin 2021/22 dhe Superkupën e Italisë.
Tani, aventura e tij e re do të jetë në Turqi, ku Leão do të veshë fanellën e Galatasarayt dhe do të synojë të jetë një prej yjeve kryesorë të kampionatit turk. /ORAinfo/
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.