‘BOMBA’ E MERKATOS! Milani tentoi yllin e Atalantës, por 40 milionë euro prishën gjithçka
Milani ka shqyrtuar mundësinë për të afruar një tjetër qendërmbrojtës në ditët e fundit të merkatos, por në fund nuk arriti të finalizojë asnjë marrëveshje. Giorgio Scalvini i Atalantës ishte një nga emrat e diskutuar. Kuqezinjtë kishin si ...


Milani ka shqyrtuar mundësinë për të afruar një tjetër qendërmbrojtës në ditët e fundit të merkatos, por në fund nuk arriti të finalizojë asnjë marrëveshje. Giorgio Scalvini i Atalantës ishte një nga emrat e diskutuar.
Kuqezinjtë kishin si objektiv kryesor Gonçalo Inácio, për të cilin trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, kishte insistuar gjatë gjithë merkatos. Megjithatë, portugezi nuk ishte alternativa e vetme në listën e klubit italian.
Gjatë verës, Milani u lidh gjithashtu me emra si John Stones dhe Tiago Gabriel, ndërsa në fund arriti të transferojë vetëm Mario Gila për repartin e mbrojtjes.
Tashmë, pas mbylljes së merkatos, kanë dalë detaje të reja mbi një tjetër tentativë të kuqezinjve, përcjell ORAinfo.
Scalvini, objektiv i Milanit
Sipas gazetarit Pietro Balzano Prota, i cili foli në emisionin “MilanVibes”, Milani kishte tentuar të kuptonte nëse ishte e mundur të realizonte një marrëveshje për Giorgio Scalvini në ditët e fundit të merkatos.
Mbrojtësi i Atalantës raportohet se ishte një lojtar i pëlqyer edhe nga Ruben Amorim, por pengesa kryesore ishte çmimi i vendosur nga klubi bergamask.
“Para ditës së fundit të merkatos, Milani tentoi të kuptonte nëse kishte mundësi të transferonte Giorgio Scalvinin, një lojtar i kërkuar nga Amorim. Problemi nuk ishte aq dëshira për ta realizuar marrëveshjen, por vlerësimi i Atalantës, i cili kalonte 40 milionë euro”, deklaroi Balzano Prota.
Sipas tij, drejtuesit e Milanit nuk ishin të bindur për të investuar një shumë të tillë për Scalvinin, pasi besonin se në treg mund të gjenin alternativa edhe më të përshtatshme, si në të tashmen ashtu edhe në të ardhmen.
Kështu, pavarësisht interesimit të vonë, transferimi i mbrojtësit italian nuk mori formë konkrete dhe Milani e mbylli merkaton pa një tjetër përforcim në qendër të mbrojtjes. /ORAinfo/
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.