BOMBA TE MILANI! Amorim ndryshon skemën dhe përgatit dy SURPRIZA në formacion ndaj Sassuolos

Trajneri Ruben Amorim pritet të bëjë dy ndryshime në formacionin titullar të Milanit për ndeshjen ndaj Sassuolos, ndërsa kuqezinjtë mund të luajnë me një repart mbrojtës prej katër lojtarësh. Gjatë ditëve të fundit, vëmendja është përqendru...

tetor 11, 2026 - 12:30
BOMBA TE MILANI! Amorim ndryshon skemën dhe përgatit dy SURPRIZA në formacion ndaj Sassuolos

Trajneri Ruben Amorim pritet të bëjë dy ndryshime në formacionin titullar të Milanit për ndeshjen ndaj Sassuolos, ndërsa kuqezinjtë mund të luajnë me një repart mbrojtës prej katër lojtarësh.

Gjatë ditëve të fundit, vëmendja është përqendruar te skema taktike që Milani do të përdorë në përballjen ndaj Sassuolos, e cila do të zhvillohet të dielën në mbrëmje në stadiumin “Mapei”.

Sipas raportimeve të fundit, gjithçka po anon drejt një formacioni me katër mbrojtës, megjithëse Amorim ka lënë të kuptohet se skuadra mund të përshtatet edhe me një sistem me tre lojtarë në prapavijë.

Trajneri portugez ka theksuar rëndësinë që futbollistët të dinë të ndryshojnë skemën gjatë ndeshjes, në varësi të situatave dhe kërkesave të lojës, tansmeton ORAinfo.

Bartesaghi dhe Moreira pritet të startojnë

Sipas gazetës italiane “Gazzetta dello Sport”, Milani mund të luajë me skemën 4-2-3-1, ndërsa “Sky Italia” parashikon një formacion 4-4-1-1.

Në praktikë, të dyja skemat kanë ngjashmëri të mëdha. Një nga ndryshimet kryesore lidhet me pozicionimin e Mario Gilës, i cili pritet të luajë si mbrojtës i djathtë, në vend që të jetë pjesë e një tresheje qendrore në mbrojtje.

Sa u përket ndryshimeve në formacion, Davide Bartesaghi pritet të zëvendësojë Pervis Estupiñánin, ndërsa Diego Moreira mund të marrë vendin e Alexis Saelemaekersit.

Formacioni i mundshëm i Milanit

Skema: 4-2-3-1 / 4-4-1-1

Maignan; Gila, De Winter, Pavlović, Bartesaghi; Modrić, Rabiot; Chukwueze, Pulisic, Moreira; Ramos.

Lojtarët e parashikuar në stol: Bouyer, Torriani, Tomori, Gabbia, Diawara, F. Terracciano, Estupiñán, Jashari, Musah, Comotto, Loftus-Cheek, Cissé, Hutchinson dhe Camarda.

Formacioni përfundimtar pritet të konfirmohet para fillimit të ndeshjes, ndërsa mbetet për t’u parë se cilën skemë do të zgjedhë Amorim për këtë përballje. /ORAinfo/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.