BOMBA TE MILANI! Pulisic takohet me Amorim, zbulohet data e rikthimit të yllit amerikan
Ruben Amorim dhe Christian Pulisic janë takuar për herë të parë nga afër në Milanello, pasi Milani u rikthye në stërvitje pas përfundimit të turneut në Australi dhe Indonezi. Sipas raportimeve të Tuttosport, të përcjella nga MilanNews, skua...


Ruben Amorim dhe Christian Pulisic janë takuar për herë të parë nga afër në Milanello, pasi Milani u rikthye në stërvitje pas përfundimit të turneut në Australi dhe Indonezi.
Sipas raportimeve të Tuttosport, të përcjella nga MilanNews, skuadra kuqezi rifilloi përgatitjet të mërkurën, ndërsa Pulisic vazhdoi programin e tij të personalizuar për rikuperim nga dëmtimi.
Amerikani pësoi një mikrofrakturë dhe edemë kockore në tibie dhe fibulën e këmbës së djathtë pas një përplasjeje gjatë ndeshjes së SHBA-së ndaj Belgjikës në Kupën e Botës.
Pulisic pritet të rikthehet në aksion në fund të gushtit. Ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Manchester United, ndërsa objektivi i Milanit është që ta ketë në dispozicion për sfidën ndaj Torinos.
Megjithatë, edhe nëse rikthehet ndaj Torinos, Pulisic pritet të mos jetë titullar. Prania e tij në stol dhe mundësia për të luajtur disa minuta do të konsideroheshin një përforcim i rëndësishëm për Amorimin.
Trajneri portugez tashmë e ka bërë të qartë se e konsideron Pulisic një lojtar shumë të rëndësishëm për sistemin e tij 3-4-2-1, duke i dhënë amerikanit një rol të rëndësishëm në planet e tij për sezonin e ri.
Në stërvitjen e fundit, program individual ndoqi edhe Santiago Gimenez, i cili gjithashtu po rikuperohet nga një dëmtim i pësuar në Kupën e Botës.
Ndërkohë, ka edhe një lajm pozitiv për mbrojtjen. Gjendja e Mario Gila po përmirësohet dhe ai ka kaluar problemin në kofshë, të cilin e pësoi në miqësoren ndaj Celtic. Mbrojtësi tashmë është rikthyer pjesërisht në stërvitje me grupin.
Rikthimi gradual i Pulisic dhe përmirësimi i Gila janë dy zhvillime të rëndësishme për Amorimin, i cili po përgatit Milanin për fillimin e sezonit të ri.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.