BOMBA TE MILANI! Rafael Leao rikthehet në stërvitje, por e ardhmja e tij merr kthesë të papritur

Rafael Leao është rikthyer sot në stërvitje të plotë me skuadrën e Milanit në Milanello, pas problemit muskulor që e mbajti jashtë fushave gjatë javëve të fundit. Megjithatë, aktivizimi i tij në ndeshjen e së premtes ndaj Venezias mbetet en...

gusht 26, 2026 - 21:00
BOMBA TE MILANI! Rafael Leao rikthehet në stërvitje, por e ardhmja e tij merr kthesë të papritur

Rafael Leao është rikthyer sot në stërvitje të plotë me skuadrën e Milanit në Milanello, pas problemit muskulor që e mbajti jashtë fushave gjatë javëve të fundit. Megjithatë, aktivizimi i tij në ndeshjen e së premtes ndaj Venezias mbetet ende i pasigurt.

Sipas raportimeve të fundit nga MilanNews, sulmuesi portugez ka lënë pas dëmtimin dhe është bashkuar me pjesën tjetër të ekipit në përgatitjet nën drejtimin e Ruben Amorimit. Leao kishte munguar edhe në ndeshjen hapëse të Serie A ndaj Torinos.

Tashmë, vendimi për përfshirjen e tij në listën e lojtarëve për sfidën e së premtes në “San Siro” do t’i takojë trajnerit Amorim, ndërsa Leao pritet të vazhdojë punën për të rikthyer formën optimale fizike, përcjell ORAinfo.

Galatasaray dhe Aston Villa në garë për Leaon

Ndërkohë, vazhdon saga rreth së ardhmes së 26-vjeçarit. Dy klubet që po monitorojnë më nga afër situatën janë Galatasaray dhe Aston Villa.

Galatasaray është klubi i vetëm që deri tani ka paraqitur një ofertë zyrtare te Milani për Leaon. Raportohet se klubi turk ka arritur një marrëveshje në parim me portugezin për kushtet personale, përfshirë pagën.

Megjithatë, ende nuk ka marrëveshje mes Galatasarayt dhe Milanit për shumën e transferimit. Klubi turk pritet të përgatisë një ofertë të re, ndërsa drejtuesit kuqezi vazhdojnë të kërkojnë rreth 50-60 milionë euro për sulmuesin.

Galatasaray, nga ana tjetër, raportohet se është i gatshëm të ofrojë deri në rreth 42 milionë euro, përfshirë bonuset.

Në sfond mbetet edhe interesimi nga Anglia, me Aston Villan që po e ndjek situatën. Për momentin, e ardhmja e Leaos mbetet e hapur, ndërsa rikthimi i tij në stërvitje i jep Milanit një tjetër element të rëndësishëm përpara ndeshjes së radhës. /ORAinfo/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.