Borë në zonat malore të Kukësit
Ulja e ndjeshme e temperaturave në zonat malore të qarkut të Kukësit ka sjellë reshjet e para të borës, duke zëvendësuar reshjet e shiut, raporton Top Channel. Në lartësitë mbi 1 000 metra mbi nivelin e detit, bora ka përfshirë disa fshatra...


Ulja e ndjeshme e temperaturave në zonat malore të qarkut të Kukësit ka sjellë reshjet e para të borës, duke zëvendësuar reshjet e shiut, raporton Top Channel.
Në lartësitë mbi 1 000 metra mbi nivelin e detit, bora ka përfshirë disa fshatra, mes tyre Novosej, Shishtavec, Borje, Turaj, Brekijë dhe Zapod.
Deri më tani nuk raportohen problematika, ndërsa trashësia e borës ka arritur deri në 5 centimetra.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.