Boshkoviq: Nuk besoj se zgjedhjet në Serbi do të kalojnë qetë, nuk do t’më surprizonte nëse Vuçiq bën kaos

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes “Srbija centar” (SRCE), Petar Boshkoviq, ka deklaruar sot se nuk beson se zgjedhjet në Serbi do të kalojnë qetë, duke theksuar se urimi për zgjedhjet, diçka që më parë e kishte paralajmëruar presidenti i Serbi...

shtator 10, 2026 - 17:30
Boshkoviq: Nuk besoj se zgjedhjet në Serbi do të kalojnë qetë, nuk do t’më surprizonte nëse Vuçiq bën kaos

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes “Srbija centar” (SRCE), Petar Boshkoviq, ka deklaruar sot se nuk beson se zgjedhjet në Serbi do të kalojnë qetë, duke theksuar se urimi për zgjedhjet, diçka që më parë e kishte paralajmëruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një shtet normal do të duhej të nënkuptohej.

„Më parë jam i prirë të mendoj se ai do të bëjë një nga performancat e tij. Prandaj edhe kam thënë se nata nuk do të jetë e qetë dhe nuk do të më surprizonte nëse bën kaos, sepse këtë tashmë e kemi parë. Falangat e dhunuesve dhe gjithçka tjetër – ai i kontrollon ato. Qytetarët, opozita dhe studentët kurrë nuk kanë pasur një notë dhune në vete“, ka thënë Boshkoviq për televizionin Nova, shkruan N1, transmeton KosovaPress.

Sipas fjalëve të tij, po të kishte menduar Vuçiq për interesat shtetërore dhe kombëtare, para një viti e gjysmë do të ishte vendosur një qeveri kalimtare dhe do të ishin kontrolluar listat e votuesve.

Duke folur për formimin e koalicionit pro-evropian në të cilin janë SRCE, Partia e Lirisë dhe Drejtësisë (SSP) dhe lëvizja Solidarnost, Boshkoviq ka theksuar se ky format ka mundur të jetë edhe më i madh.

„Mirëpo, kush nuk është, bën edhe pa të. Ne vazhdojmë tutje të gatshëm, për arsyen e thjeshtë se një lepezë e gjerë njerëzish në Serbi është vërtet e orientuar pro-Evropës“, ka deklaruar ai.

Ai ka paralajmëruar se gjithsesi do të ketë bashkëpunim teknik të listave opozitare sa i përket ruajtjes së kutive të votimit dhe kontrollit të zgjedhjeve sepse, siç ka theksuar, „kemi një armik të përbashkët“.

Ai ka paralajmëruar se Vuçiq „e mban dorën mbi gjithçka, nga policia, listat e votuesve dhe gjithçka tjetër, kështu që kushtet e zgjedhjeve janë vërtet të vështira, më të vështira se në ato të mëparshmet, por është mirë që po ndryshon kontrolli i zgjedhjeve“.

„Tani nuk do të mundet ashtu, sepse të gjithë pjesëmarrësit që janë nga kjo ana tjetër, e jona, e këtu mendoj edhe për studentët si anën më të fortë opozitare, do të kujdesen shumë për kontrollin. E ne këtë vërtet e dimë dhe mund ta bëjmë, këtë e kemi treguar në zgjedhjet lokale, ku kemi bashkëpunuar, kështu që unë pres zgjedhje mjaft ndryshe sepse sytë do të jenë syhapët sa i përket vjedhjes dhe gjithçkaje tjetër“, ka theksuar Boshkoviq.

The post Boshkoviq: Nuk besoj se zgjedhjet në Serbi do të kalojnë qetë, nuk do t’më surprizonte nëse Vuçiq bën kaos appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.