Bovarovski del nga burgu, pas anulimit të dënimit për tragjedinë e Llaskarcit

Jane Bovarovski, një nga të dënuarit në rastin e tragjedisë së autobusit në Llaskarcë, do të lirohet nga vuajtja e mëtejshme e dënimit me burg, deri në marrjen e një vendimi të ri gjyqësor. Gjykata Themelore Penale në Shkup ka konfirmuar se...

shtator 18, 2026 - 20:00
Bovarovski del nga burgu, pas anulimit të dënimit për tragjedinë e Llaskarcit

Jane Bovarovski, një nga të dënuarit në rastin e tragjedisë së autobusit në Llaskarcë, do të lirohet nga vuajtja e mëtejshme e dënimit me burg, deri në marrjen e një vendimi të ri gjyqësor.

Gjykata Themelore Penale në Shkup ka konfirmuar se ka pranuar njoftimin zyrtar për lirimin e Bovarovskit.

Ai ishte duke vuajtur dënimin pesëvjeçar me burg dhe është i vetmi i dënuar në këtë rast, dënimi i të cilit po ekzekutohej mbi bazën e urdhrit të Gjykatës Penale të Shkupit.

Vendimi për lirimin e tij vjen pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, e cila anuloi vendimin e Apelit dhe e ktheu lëndën në rishqyrtim dhe vendimmarrje.

Për të dënuarit e tjerë në rastin “Llaskarcë” është kompetente Gjykata Themelore në Gostivar, sipas vendbanimit të tyre.

Rasti “Llaskarcë” lidhet me aksidentin tragjik të autobusit të 13 shkurtit 2019, ku humbën jetën 16 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.