BQK: Miratimi i Ligjit kundër pastrimit të parave hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit të Kosovës në SEPA
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka mirëpritur miratimin nga Kuvendi të ndryshimeve në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, duke e vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt...


Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka mirëpritur miratimin nga Kuvendi të ndryshimeve në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, duke e vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes së Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA).
Sipas BQK-së, me miratimin e këtyre ndryshimeve plotësohet një nga kushtet kryesore legjislative për avancimin e procesit, të cilin institucioni e ka nisur me paraaplikimin në vitin 2024.
Pas hyrjes së ligjit në fuqi, BQK-ja do të nxjerrë rregulloret përkatëse dhe do të përfundojë përditësimin teknik të aplikimit, duke marrë parasysh edhe ndryshimet e bëra ndërkohë në legjislacionin evropian, në koordinim me institucionet përkatëse të Bashkimit Evropian.
Pas përfundimit të këtyre hapave, aplikimi do të dorëzohet për shqyrtim, në përputhje me procedurat dhe afatet e institucioneve kompetente evropiane.
Ndërkohë, BQK-ja, në bashkëpunim me sektorin bankar, po vazhdon përgatitjet për zbatimin e skemave të pagesave SEPA.
BQK-ja ka theksuar se mbetet e përkushtuar për avancimin sa më të shpejtë të procesit, duke siguruar përmbushjen e kërkesave përkatëse dhe koordinimin e nevojshëm me institucionet evropiane.
Përfshirja e Kosovës në SEPA pritet t’u mundësojë qytetarëve, bizneseve dhe diasporës kryerjen e pagesave ndërkufitare në euro më shpejt, më lehtë dhe me kosto më të ulët.
Sipas vlerësimeve të BQK-së, përfitimet nga anëtarësimi në këtë zonë mund të arrijnë në mbi 55 milionë euro kursime në vi
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.