Brukseli i tërheq vërejtjen Shkupit: Pa ndryshimet kushtetuese, integrimi në BE mbetet i bllokuar!

Komisioni Evropian, në raportin për zgjerimin e Bashkimit Evropian, vë në dukje mungesën e përparimit të Maqedonisë së Veriut në miratimin e ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. Këto ndryshime janë pjesë e det...

Nëntor 4, 2026 - 12:01
Brukseli i tërheq vërejtjen Shkupit: Pa ndryshimet kushtetuese, integrimi në BE mbetet i bllokuar!

Komisioni Evropian, në raportin për zgjerimin e Bashkimit Evropian, vë në dukje mungesën e përparimit të Maqedonisë së Veriut në miratimin e ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.

Këto ndryshime janë pjesë e detyrimeve të marra në kuadër të procesit negociues me BE-në dhe mbeten kusht për hapjen e grupkapitullit të parë.

Qeveria e Hristijan Mickoskit kërkon garanci se Bullgaria nuk do të vendosë kushte të reja, ndërsa ngërçi politik vazhdon të pengojë avancimin e vendit drejt anëtarësimit evropian.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.