Bujar Muli i kërkon “fer” Eddie Hallit
Një përballje e mundshme në MMA mes britanikut Eddie Hall dhe një kundërshtari të mundshëm është hedhur në diskutim me idenë që meçi të zhvillohet në Kosovë. Promotori dhe organizatori shqiptar Bujar Muli ka bërë të ditur në rrjetet sociale...
Një përballje e mundshme në MMA mes britanikut Eddie Hall dhe një kundërshtari të mundshëm është hedhur në diskutim me idenë që meçi të zhvillohet në Kosovë.
Promotori dhe organizatori shqiptar Bujar Muli ka bërë të ditur në rrjetet sociale se i ka dërguar ftesë Eddie Hall për një përballje MMA, duke shprehur dëshirën që eventi të zhvillohet në Kosovë.
“Sot i kam bërë një sfidë direkte Eddie Hall për një meç MMA – dhe dëshira ime është që kjo përballje të zhvillohet në Kosovë. Le ta shohim a mund ta sjellim këtë meç në Kosovë”, ka shkruar Muli.
Ai ka bërë të ditur gjithashtu se ftesën e dërguar e ka publikuar në komentet e postimit.
Për momentin, bëhet fjalë për një sfidë të propozuar, ndërsa nuk ka konfirmim se Eddie Hall e ka pranuar atë apo se meçi është zyrtarizuar. (INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.