Bujar Osmani: Nga miratimi i Ligjit për Gjuhët te përpjekjet për zhbërjen e tij – një proces i vazhdueshëm politik

Ish-ministri i Jashtëm dhe aktualisht zëvendëskryetar i BDI-së, Bujar Osmani, ka rikujtuar procesin e vështirë të miratimit të Ligjit për Gjuhët në Maqedoninë e Veriut, duke e lidhur atë me The post Bujar Osmani: Nga miratimi i Ligjit për Gjuhët te përpjekjet për zhbërjen e tij – një proces i vazhdueshëm politik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 6, 2026 - 12:00
Bujar Osmani: Nga miratimi i Ligjit për Gjuhët te përpjekjet për zhbërjen e tij – një proces i vazhdueshëm politik

Ish-ministri i Jashtëm dhe aktualisht zëvendëskryetar i BDI-së, Bujar Osmani, ka rikujtuar procesin e vështirë të miratimit të Ligjit për Gjuhët në Maqedoninë e Veriut, duke e lidhur atë me zhvillimet aktuale që, sipas tij, synojnë dobësimin e këtij ligji.

Sipas Osmanit, miratimi i ligjit u shoqërua me tensione dhe pengesa të shumta institucionale dhe politike.

“Deputetët e VMRO-DPMNE në Parlament tentuan fizikisht ta pengojnë miratimin e ligjit për gjuhën,” deklaroi ai, duke shtuar se presidenti i atëhershëm, Gjorge Ivanov, refuzoi ta nënshkruajë ligjin, duke detyruar rikthimin e tij për shqyrtim të dytë në Kuvend.

Osmani thekson se kundërshtimet vazhduan edhe më pas, kur ligji u kontestua në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa me ardhjen në pushtet të VMRO-DPMNE-së, sipas tij, filloi një fazë e re e ndikimit institucional.

“Prej ditës që erdhi në pushtet, e instrumentalizoi Gjykatën Kushtetuese për ta mbyllur këtë çështje,” u shpreh ai.

Në reagimin e tij, Osmani rendit një sërë zhvillimesh që i konsideron si hapa drejt dobësimit të përdorimit të gjuhës shqipe në institucione, përfshirë:

  • Heqjen e pavarësisë së Inspektoratit dhe vendosjen e tij nën Ministrinë e Drejtësisë
  • Dobësimin e rolit të Agjencisë për zbatimin e gjuhës
  • Ndryshimin e logove institucionale duke larguar gjuhën shqipe
  • Heqjen graduale të shqipes nga dokumentet zyrtare, tabelat dhe vulat

Ai paralajmëron se po përgatitet një narrativ për ndryshimin e neneve kyçe të ligjit, duke e cilësuar këtë si “vazhdimësi e një politike të planifikuar”.

“Fatkeqësisht, në këtë proces janë instrumentalizuar edhe disa aktorë politik shqiptarë,” shtoi Osmani.

Duke theksuar rëndësinë historike të gjuhës, ai bëri thirrje për mobilizim qytetar dhe mbështetje ndaj studentëve.

“Gjuha nuk është e askujt veçmas. Është përpjekje e vazhdueshme e gjeneratave nëpër shekuj,” deklaroi ai, duke shtuar se beteja për gjuhën është një përgjegjësi e përbashkët.

Në një postim tjetër, Osmani ndalet te një nga pikat kyçe gjatë negociimit të ligjit:

“Një kohë të gjatë na e mori neni që në fund u bë pjesë e ligjit, sipas të cilit të gjitha ligjet tjera i nënshtrohen rregullave të ligjit për gjuhët,” theksoi ai.

Sipas tij, çdo tentativë për të rregulluar çështje të veçanta përmes zgjidhjeve të ndara, rrezikon të minojë thelbin e ligjit – universalitetin e tij.

Osmani përfundon se mbrojtja e Ligjit për Gjuhët nuk është vetëm çështje politike, por një detyrim kombëtar, qytetar dhe evropian. Gazeta Flaka

The post Bujar Osmani: Nga miratimi i Ligjit për Gjuhët te përpjekjet për zhbërjen e tij – një proces i vazhdueshëm politik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .