Bujq, kujdes! Nesër mbyllet “dera” për subvencionet – ja çfarë duhet të bëni
Afati po skadon! Bujqit në Maqedoninë e Veriut kanë kohë vetëm deri më 30 shtator 2026 për të dorëzuar kërkesat për mbështetje financiare nga Programi i Mbështetjes Financiare në Bujqësi për vitin 2026. Aplikimi bëhet online, përmes sistemi...
Afati po skadon! Bujqit në Maqedoninë e Veriut kanë kohë vetëm deri më 30 shtator 2026 për të dorëzuar kërkesat për mbështetje financiare nga Programi i Mbështetjes Financiare në Bujqësi për vitin 2026.
Aplikimi bëhet online, përmes sistemit të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Ata që kanë nevojë për ndihmë mund t’u drejtohen edhe njësive rajonale të Ministrisë së Bujqësisë.
Ministria u ka bërë thirrje bujqve që të mos e lënë aplikimin për momentin e fundit. Udhëzuesi për pagesat direkte përmban informacionet për masat, kushtet, shumën e mbështetjes dhe mënyrën e aplikimit.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.