“Buka e gojës” me pasaportë të huaj: Kosova importoi mbi 6.7 mijë tonë miell për gjashtë muaj
Derisa krerët e institucioneve vazhdojnë të deklarojnë se Kosova e ka “siguruar bukën e gojës” dhe se furnizimi i qytetarëve me pmiell do të bëhet nga arat e Kosovës, të dhënat zyrtare të importit tregojnë një tjetër dimension të varësisë s...


Derisa krerët e institucioneve vazhdojnë të deklarojnë se Kosova e ka “siguruar bukën e gojës” dhe se furnizimi i qytetarëve me pmiell do të bëhet nga arat e Kosovës, të dhënat zyrtare të importit tregojnë një tjetër dimension të varësisë së vendit nga tregjet e huaja.
Vetëm gjatë periudhës janar–qershor 2026, Kosova ka importuar 6,780,700.93 kilogramë miell, apo rreth 6,780.7 tonë, me një vlerë të deklaruar prej 3,188,038.09 eurosh.
Shifrat dalin nga të dhënat e importit për gjashtë muajt e parë të vitit 2026, duke përfshirë produktet e klasifikuara në kodet tarifore për miellin nga gruri, shkruan ORAinfo.
Ajo që bie më shumë në sy është se furnizimi i tregut kosovar me miell mbështetet në një numër të madh shtetesh, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e importit vjen nga vendet evropiane.
Në krye të listës është Austria, prej nga Kosova ka importuar 2,686,852 kilogramë miell, me vlerë rreth 1.46 milionë euro. Austria vetëm përbën afërsisht 39.6 për qind të të gjithë sasisë së miellit të importuar në gjashtë muaj.
Pas Austrisë renditet Hungaria, me 1,015,516 kilogramë, në vlerë prej rreth 400.8 mijë eurosh.
Në vendin e tretë është Kroacia, nga e cila janë importuar 577,125 kilogramë miell, me vlerë rreth 236 mijë euro.
Pas Kroacisë vjen Greqia, me 490,285.5 kilogramë, ndërsa vlera e importit nga ky shtet arrin në rreth 256.7 mijë euro.
Rumania është furnizuesi i pestë më i madh, me 480 mijë kilogramë miell, me vlerë rreth 153.8 mijë euro.
Në vendin e gjashtë është Bosnja dhe Hercegovina, prej nga janë importuar 445 mijë kilogramë, në vlerë prej rreth 199.6 mijë eurosh.
Më pas renditet Serbia, me 350,350 kilogramë miell, me vlerë rreth 112.6 mijë euro.
Nga Maqedonia e Veriut janë importuar 297,290 kilogramë, ndërsa vlera e këtij importi është rreth 82.2 mijë euro.
Italia ka furnizuar tregun kosovar me 218,924.23 kilogramë miell, në vlerë prej rreth 167 mijë eurosh, ndërsa Gjermania ka eksportuar drejt Kosovës 103,983.2 kilogramë, me vlerë rreth 56.9 mijë euro.
Në sasi më të vogla, importi ka ardhur edhe nga Shqipëria, me 65,375 kilogramë, Sllovenia, me 48 mijë kilogramë, si dhe Holanda, me 2 mijë kilogramë.
Të dhënat tregojnë se vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit, Kosova ka shpenzuar mbi 3.18 milionë euro për importin e miellit, ndërsa sasia e futur në vend kalon 6.7 milionë kilogramë.
Kjo e bën importin e miellit një tjetër tregues të varësisë së Kosovës nga furnizimi i jashtëm për një prej produkteve kryesore ushqimore.
Shifrat e importit tregojnë qartë se, të paktën për periudhën janar–qershor 2026, një pjesë e konsiderueshme e miellit që përfundon në tregun kosovar vjen nga jashtë vendit. /ORAinfo/
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.