Burgu nuk e ndal dijen: I dënuari në Ohër përfundon me sukses shkollën e mesme
Një i dënuar që po vuan dënimin në burgun e Ohrit ka përfunduar me sukses arsimin e mesëm, duke dëshmuar se mundësitë për arsimim dhe një fillim të ri nuk njohin kufij. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve, e...
Një i dënuar që po vuan dënimin në burgun e Ohrit ka përfunduar me sukses arsimin e mesëm, duke dëshmuar se mundësitë për arsimim dhe një fillim të ri nuk njohin kufij.
Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve, e cila e vlerëson këtë arritje si një hap të rëndësishëm në procesin e risocializimit dhe përgatitjes së të dënuarve për riintegrim në shoqëri.
Procesi arsimor është realizuar falë bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Qendrës Rajonale për Arsim dhe Trajnim Profesional „Vanço Pitosheski“ nga Ohri.
Nga Drejtoria kanë shprehur mirënjohje për profesorët e shkollës së mesme, duke vlerësuar përkushtimin dhe mbështetjen e tyre në realizimin e këtij procesi.
„Mësimi nuk njeh kufij!“, është mesazhi i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, e cila thekson rëndësinë e arsimit si mundësi për një fillim të ri dhe rikthim dinjitoz në shoqëri.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.