Burri e kishte mbyllur dhe dhunuar fizikisht, policia e arrestoi
Nëpunësit policorë të Departamentit Policor në Rostushë, mbrëmë e kanë arrestuar personin me iniviale M.B. (61) nga një fshat i Komunës së Mavrovës dhe Rostushës, pas një denoncimi paraprak se në shtëpinë familjare e kishte mbyllur gruan e ...
Nëpunësit policorë të Departamentit Policor në Rostushë, mbrëmë e kanë arrestuar personin me iniviale M.B. (61) nga një fshat i Komunës së Mavrovës dhe Rostushës, pas një denoncimi paraprak se në shtëpinë familjare e kishte mbyllur gruan e tij 49-vjeçare, e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte kërcënuar, njoftojnë nga Sektori per Pune te Brendshme (SPB) Tetovë.
Rreth orës 19:30, policët e kanë liruar gruan, ndërsa bashkëshorti i saj është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.