Buzhala për aktakuzën ndaj Grubit: E mora në ChatGPT, përgjigjja ishte se është shumë e dobët

Gazetari dhe analisti Berat Buzhala ka komentuar aktakuzën ndaj ish-zëvendëskryeministrit të parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubit, duke shprehur dyshime për fuqinë e provave në këtë rast. Buzhala tha se fillimisht kishte menduar se...

gusht 29, 2026 - 02:00
Buzhala për aktakuzën ndaj Grubit: E mora në ChatGPT, përgjigjja ishte se është shumë e dobët

Gazetari dhe analisti Berat Buzhala ka komentuar aktakuzën ndaj ish-zëvendëskryeministrit të parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubit, duke shprehur dyshime për fuqinë e provave në këtë rast.

Buzhala tha se fillimisht kishte menduar se aktakuza ndaj Grubit ishte e fortë, veçanërisht duke pasur parasysh arratisjen e tij, por se pasi e kishte analizuar dokumentacionin përmes ChatGPT-së, kishte arritur në një përfundim tjetër.

“Sëfte e kuptova që aktakuza kundër Artan Grubit, në Maqedoni, qenka një hajgare e madhe”, ka shkruar Buzhala.

Ai tregoi se kishte futur në ChatGPT aktakuzën dhe dokumentet që lidhen me rastin, duke e pyetur nëse bëhej fjalë për një aktakuzë të fortë.

“Përgjigjja e Chatit ishte e gjatë, por, përgjithësisht tha kjo është një aktakuzë shumë e dobët”, tha Buzhala.

Sipas tij, kur e kishte pyetur se cilat do të ishin gjasat që Grubi të dënohej nëse gjykimi do të zhvillohej në një shtet të Bashkimit Evropian, përgjigjja e ChatGPT-së kishte qenë rreth 20 për qind.

Buzhala pretendon se Grubi akuzohet lidhur me procedurën për organizimin e një lotarie shtetërore dhe se përgjegjësia e tij lidhet me faktin se ka udhëhequr mbledhjen e Qeverisë në të cilën është votuar vendimi.

“Në mbledhje votimi paska qenë 20 me 0”, shkruan ai.

Duke u bazuar në këtë, Buzhala shprehet se Grubi mund të dalë i pafajshëm në këtë rast.

“Me fjalë të tjera, Artan Grubi po dilka i pafajshëm prej kësaj çështje”, ka shkruar ai.

Në fund, Buzhala e ka krahasuar Grubin me përfaqësuesit aktualë të koalicionit VLEN, duke përdorur një gjuhë ironike.

“Pastaj, pasha të lumin Allah, Artan Grubi sa i përket nivelit, në krahasim me këta shapatëllët e VLEN-it është Henri Kisingjer”, ka deklaruar Buzhala.

The post Buzhala për aktakuzën ndaj Grubit: E mora në ChatGPT, përgjigjja ishte se është shumë e dobët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.