Bytyqi: Për Serbinë e kemi ditur që s’e njeh Kushtetutën, por jo që as pushteti nuk e njeh

Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, ka bërë thirrje që Lëvizja Vetëvendosje ta mundësojë konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve. Duke folur në hollin e Kuvendit, Bytyqi tha se është e papranueshme që edhe pushteti t...

gusht 14, 2026 - 13:30
Bytyqi: Për Serbinë e kemi ditur që s’e njeh Kushtetutën, por jo që as pushteti nuk e njeh
bytyqi:-per-serbine-e-kemi-ditur-qe-s’e-njeh-kushtetuten,-por-jo-qe-as-pushteti-nuk-e-njeh

bytyqi:-per-serbine-e-kemi-ditur-qe-s’e-njeh-kushtetuten,-por-jo-qe-as-pushteti-nuk-e-njeh

Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, ka bërë thirrje që Lëvizja Vetëvendosje ta mundësojë konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve.

Duke folur në hollin e Kuvendit, Bytyqi tha se është e papranueshme që edhe pushteti të mos e respektojë Kushtetutën e vendit.

“Unë e di që Serbia nuk e njeh Kushtetutën e Kosovës, po që se nuk e njeh as pushteti, këtë nuk e kemi ditur”, ka deklaruar Bytyqi.

Ajo ka bërë thirrje që VV-ja ta mundësojë konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se vetëm pas këtij hapi mund të shihet se si do të zhvillohet situata politike.

“Do të bëjmë thirrje që VV-ja ta bëjë konstituimin e Kuvendit. Le ta bëjmë konstituimin, e tani të shohim si po rrjedh situata”, u shpreh deputetja e Aleancës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.