Çarshia e Vjetër e Shkupit në fokus: Tradita dhe zejet promovohen përmes festivalit
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, morën pjesë në festivalin “Ritmi i Çarshisë”, kushtuar trashëgimisë kulturore, traditave dhe zejeve të Çarshisë së Vjetër. Gjatë aktivitetit u...
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, morën pjesë në festivalin “Ritmi i Çarshisë”, kushtuar trashëgimisë kulturore, traditave dhe zejeve të Çarshisë së Vjetër.
Gjatë aktivitetit u theksua rëndësia historike, kulturore dhe ekonomike e Çarshisë, si dhe nevoja për ruajtjen e identitetit të saj autentik dhe mbështetjen e zejtarëve e bizneseve lokale.
Mexhiti deklaroi se në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe esnafin do të vazhdojnë iniciativat për ruajtjen e traditës dhe zhvillimin e Çarshisë si qendër kulturore, turistike dhe ekonomike.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.