Çelësi në bravë, vetura në duart e të miturve – vidhet “Ford Fiesta” nga një autosallon në Dibër

Tre të mitur nga Dibra dyshohen se kanë vjedhur një veturë nga një autosallon në qytet, pasi pronari e kishte lënë automjetin të hapur me çelësin në bravë. Sipas njoftimit të policisë, ndaj tre të miturve është dorëzuar raport i veçantë në ...

tetor 30, 2026 - 16:01
Çelësi në bravë, vetura në duart e të miturve – vidhet “Ford Fiesta” nga një autosallon në Dibër

Tre të mitur nga Dibra dyshohen se kanë vjedhur një veturë nga një autosallon në qytet, pasi pronari e kishte lënë automjetin të hapur me çelësin në bravë.
Sipas njoftimit të policisë, ndaj tre të miturve është dorëzuar raport i veçantë në Prokurorinë Themelore Publike në Kërçovë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vjedhje”.
Ngjarja ka ndodhur më 19 tetor 2026, në një autosallon në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Dibër. Të miturit dyshohet se kanë marrë një veturë të tipit “Ford Fiesta”, me targa të Dibrës, në pronësi të një 37-vjeçari nga ky qytet.
Automjeti ishte lënë i pa kyçur, me çelësin në bravë.
Pas ndërmarrjes së masave nga policia, të miturit janë thirrur në bisedë zyrtare në stacionin policor në Dibër, së bashku me prindërit e tyre dhe përfaqësues të Qendrës për Punë Sociale.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.