Çështja e emrave të rrugëve në Tetovë drejt zgjidhjes, Albi Qamili: Miratuam edhe 145 emra të rinj!

Çështja shumëvjeçare e emrave të rrugëve në Tetovë po shkon drejt zgjidhjes përfundimtare. Grupi i Punës për Riemërtimin e Rrugëve në Tetovë ka miratuar edhe një listë të re me 145 emra për rrugët dhe sheshet e qytetit. Në mbledhjen e radhë...

gusht 12, 2026 - 15:00
Çështja e emrave të rrugëve në Tetovë drejt zgjidhjes, Albi Qamili: Miratuam edhe 145 emra të rinj!

Çështja shumëvjeçare e emrave të rrugëve në Tetovë po shkon drejt zgjidhjes përfundimtare. Grupi i Punës për Riemërtimin e Rrugëve në Tetovë ka miratuar edhe një listë të re me 145 emra për rrugët dhe sheshet e qytetit.

Në mbledhjen e radhës të Grupit të Punës, të kryesuar nga nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, është miratuar edhe Plani i Veprimit dhe dinamika e punës, me qëllim që procesi të përmbyllet sa më shpejt.

“Miratuam një tjetër listë me 145 emra të rinj për rrugët dhe sheshet e Tetovës. Gjithashtu miratuam Planin e Veprimit dhe dinamikën e punës, me qëllim që kjo çështje të finalizohet sa më shpejt”, deklaroi Qamili.

Sipas tij, emrat e rinj reflektojnë realitetin dhe historinë e Tetovës, si dhe bashkësitë etnike që jetojnë në qytet.

Qamili theksoi se puna do të vijojë me përkushtim për zgjidhjen e problemit të emrave të rrugëve, duke paralajmëruar se procesi së shpejti pritet të përmbyllet me një zgjidhje të plotë, gjithëpërfshirëse dhe institucionalisht të qëndrueshme.

“Vazhdojmë punën me përkushtim për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar me emrat e rrugëve. Shumë shpejt do ta përmbyllim këtë proces me zgjidhje të plotë, gjithëpërfshirëse dhe institucionalisht të qëndrueshme”, u shpreh Qamili.

Zgjidhja e çështjes së emrave të rrugëve pritet të sjellë edhe një pasqyrim më të plotë të historisë, identitetit dhe realitetit të Tetovës, duke i dhënë fund një prej çështjeve të pazgjidhura prej vitesh në qytet. Emrat jugosllavë, të trashëguar nga qeverisjet e kaluara, përfundimisht shkojnë në histori.

The post Çështja e emrave të rrugëve në Tetovë drejt zgjidhjes, Albi Qamili: Miratuam edhe 145 emra të rinj! appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.