Çfarë pa ekuipazhi i Artemis II në anën tjetër të Hënës?
Krahas dëshmisë së një eklipsi total diellor, drejtuesja e shkencës së NASA-s, Dr. Nicola Fox, thotë se ekuipazhi i Artemis II pa disa “kratere të reja e të vogla” ndërsa vëzhgonte anën e largët të Hënës. Fox i tha programit Today të BBC Radio 4 se krateret dukeshin si “njolla të ndritshme” dhe ishin të dukshme me […]
Krahas dëshmisë së një eklipsi total diellor, drejtuesja e shkencës së NASA-s, Dr. Nicola Fox, thotë se ekuipazhi i Artemis II pa disa “kratere të reja e të vogla” ndërsa vëzhgonte anën e largët të Hënës.
Fox i tha programit Today të BBC Radio 4 se krateret dukeshin si “njolla të ndritshme” dhe ishin të dukshme me sy të lirë të ekuipazhit si një seri ngjyrash, duke përfshirë nuanca të kafesë dhe blusë.
Astronautët e përshkruan gjithashtu vijën që ndan anën e ndriçuar nga dielli dhe atë të errët të Hënës si një “skaj të dhëmbëzuar” për shkak të kratereve të trupit qiellor.
Pasi përshkuan një distancë rekord prej 406,771 km larg Tokës dhe bënë një rrotullim rreth hënës, astronautët e Artemis II janë në rrugën e tyre për në shtëpi.
“Ne pamë pamje që asnjë njeri nuk i ka parë ndonjëherë, madje as Apolloni, dhe kjo ishte e mahnitshme për ne”, tha astronauti Reid Wiseman, gjatë një komunikimi me presidentin amerikan, Donald Trump.
Trump telefonoi 4 anëtarët e ekuipazhit, ku u tha se ata kishin frymëzuar të gjithë botën.
Astronautët do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore në bordin e anijes ndërsa kthehen drejt Tokës, sipas NASA.
Anija kozmike Orion la orbitën e Tokës të enjten në mbrëmje dhe më pas hyri në sferën hënore, ku tërheqja e gravitetit të Hënës është më e fortë se ajo e Tokës. Ekuipazhi pritet të kthehet në Tokë të premten në mbrëmje.