Çfarë punojnë deputetët, sa janë aktivë dhe çfarë pyetjesh bëjnë – të gjitha përgjigjet në një platformë
Kush deputet sa është aktiv, çfarë pyetjesh bën, çfarë ndodh në punën e tij me qytetarët dhe si duket aktiviteti parlamentar – këto informacione tani janë më të aksesueshme përmes platformës së re digjitale “Pratenici.mk”, e cila u përgatit...
Kush deputet sa është aktiv, çfarë pyetjesh bën, çfarë ndodh në punën e tij me qytetarët dhe si duket aktiviteti parlamentar – këto informacione tani janë më të aksesueshme përmes platformës së re digjitale “Pratenici.mk”, e cila u përgatit nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSCS), me qëllim që të dhënat e hapura komplekse të Kuvendit t’i bëjë më të kuptueshme dhe më të lehta për përdorim.
Në vend të kërkimit në baza të ndryshme të dhënash, përdoruesit përmes kësaj mjeti inovativ do të mund të kërkojnë, filtrajnë dhe krahasojnë në një vend të vetëm informacionet e lidhura me punën e Kuvendit dhe të deputetëve.
Platforma mundëson ndjekjen e pyetjeve të deputetëve, aktivitetet e tyre, punën e zyrave për kontakt me qytetarët dhe tregues të tjerë të lidhur me punën parlamentare.
Është veçanërisht e rëndësishme që të dhënat nuk janë një bazë e re e krijuar nga organizata, por merren nga të dhënat e hapura zyrtarisht të publikuara të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Pratenici.mk” është krijuar për këdo që dëshiron të arrijë shpejt dhe lehtë te informacionet relevante për punën e përfaqësuesve të zgjedhur. Paneli interaktiv përdor bazat e hapura të të dhënave të disponueshme në portalin open.data të Kuvendit dhe ofron mundësi për përdorimin, kërkimin dhe vizualizimin e tyre në një mënyrë të thjeshtë dhe intuitive», thotë Aleksandra Jovevska, drejtuese e Qendrës për Mbështetje Parlamentare dhe Demokratizim në IDSCS.
Nga Instituti theksojnë se qëllimi nuk është vetëm që të dhënat të publikohen, por që qytetarët vërtet të mund t’i përdorin. Të dhënat e hapura, siç thonë, kanë vlerë të vërtetë kur janë të kuptueshme, të aksesueshme dhe të përdorshme për publikun.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme për gazetarët dhe studiuesit, të cilët përmes kërkimit dhe krahasimit të të dhënave mund të arrijnë më lehtë te informacionet për aktivitetin parlamentar, por edhe për qytetarët që duan të kontrollojnë se çfarë punojnë përfaqësuesit e tyre të zgjedhur.
“Pratenici.mk” është zhvilluar në kuadër të projektit «Të dhënat e hapura të Kuvendit në praktikë: Nxiti i pjesëmarrjes qytetare.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.