CHELSEA E “SHKATËRRON” MILANIN! Xabi Alonso zbulon detajin që e mahniti më shumë

Xabi Alonso mbeti i kënaqur me paraqitjen e Chelseat, pasi “Blutë” siguruan një fitore bindëse 3-0 ndaj Milanit në një ndeshje parasezonale. Chelsea e mori kontrollin e takimit para përfundimit të pjesës së parë, kur harkimi nga këndi i Moi...

gusht 8, 2026 - 22:00
CHELSEA E “SHKATËRRON” MILANIN! Xabi Alonso zbulon detajin që e mahniti më shumë

Xabi Alonso mbeti i kënaqur me paraqitjen e Chelseat, pasi “Blutë” siguruan një fitore bindëse 3-0 ndaj Milanit në një ndeshje parasezonale.

Chelsea e mori kontrollin e takimit para përfundimit të pjesës së parë, kur harkimi nga këndi i Moises Caicedos gjeti Joao Pedron, i cili u ngrit më lart se të gjithë dhe me kokë e dërgoi topin në rrjetë.

Joao Pedro e dyfishoi epërsinë e Chelseat vetëm një minutë pas fillimit të pjesës së dytë, duke shënuar nga afërsia dhe duke kompletuar dopietën e tij.

Vetëm pak minuta më vonë, në minutën e 50-të, Caicedo shënoi golin e tretë me një goditje spektakolare nga distanca.

“Ndjej se sot të gjitha repartet funksionuan shumë mirë. Ishin të lidhura mirë me njëra-tjetrën, pikërisht lidhjet që dëshironim t’i shihnim. Realizuam disa aksione dhe kombinime të shkëlqyera, gjë që është inkurajuese”, tha Alonso.

Trajneri spanjoll theksoi gjithashtu progresin që Chelsea ka bërë gjatë fazës përgatitore dhe rëndësinë e krijimit të një marrëdhënieje më të mirë me lojtarët.

Chelsea do të shqyrtojë vetëm një ofertë shumë të lartë për yllin e ekipit, pavarësisht interesit të Man Cityt

“Jemi përmirësuar dhe kemi mësuar shumë gjatë këtyre dy javëve, jo vetëm në aspektin futbollistik, por edhe në atë personal, për t’i kuptuar më mirë lojtarët. Pra, ka qenë pozitive”.

“Ishte një ndeshje e mirë. Një paraqitje e kompletuar nga të gjithë lojtarët. Sigurisht, donim që njëri prej tyre të kishte një ndjesi të mirë”, përfundoi Alonso. /telegrafi


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.