Çifti 78-vjeçar nga Tetova dyshohet se falsifikoi kontratën për t’ia përvetësuar banesën

Policia në Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj një burri dhe një gruaje, të dy 78-vjeçarë, nën dyshimin për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim. Sipas MPB-së, burri me inicialet A.J. dyshohet se ka falsifikuar kontratën e shitblerjes së n...

Nëntor 6, 2026 - 22:01
Çifti 78-vjeçar nga Tetova dyshohet se falsifikoi kontratën për t’ia përvetësuar banesën

Policia në Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj një burri dhe një gruaje, të dy 78-vjeçarë, nën dyshimin për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim.
Sipas MPB-së, burri me inicialet A.J. dyshohet se ka falsifikuar kontratën e shitblerjes së një banese, duke ndryshuar të dhënat e blerësit dhe duke shtuar një nënshkrim.
Më pas, gruaja G.J. ka përdorur kontratën e falsifikuar, e cila është noterizuar, duke bërë që banesa të regjistrohet në emër të burrit.
Ndaj të dyve është ngritur kallëzim penal për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.