Cili është mesazhi i Mickoskit pas humbjes: “Të gjithë u bashkuan kundër nesh!”
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas humbjes në zgjedhjet lokale në Bërvenicë, pretendoi se të gjithë kundërshtarët politikë ishin bashkuar kundër partisë së tij, duke përdorur edhe kartën nacionaliste dhe “kuajt e Trojës” për ...
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas humbjes në zgjedhjet lokale në Bërvenicë, pretendoi se të gjithë kundërshtarët politikë ishin bashkuar kundër partisë së tij, duke përdorur edhe kartën nacionaliste dhe “kuajt e Trojës” për të shpërndarë votat.
Megjithatë, Mickoski u përpoq ta paraqesë rezultatin si sukses, duke theksuar se VMRO-DPMNE i ka rritur votat nga 3.000 në 4.200, përkatësisht me rreth 1.300 vota krahasuar me zgjedhjet parlamentare.
Ai falënderoi votuesit dhe premtoi mbështetje qeveritare për të gjithë banorët e Bërvenicës, pavarësisht bindjeve politike.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.