Çitaku: Dehari po i nënshtrohet partisë së tij, ta kthejmë vendin në binarë kushtetues

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në seancën e Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta10. Në  konferencë për media, Çitaku ka kritikuar kryesuesin e seancës, deputetin më në...

gusht 12, 2026 - 17:00
Çitaku: Dehari po i nënshtrohet partisë së tij, ta kthejmë vendin në binarë kushtetues
citaku:-dehari-po-i-nenshtrohet-partise-se-tij,-ta-kthejme-vendin-ne-binare-kushtetues

citaku:-dehari-po-i-nenshtrohet-partise-se-tij,-ta-kthejme-vendin-ne-binare-kushtetues

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në seancën e Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta10.

Në  konferencë për media, Çitaku ka kritikuar kryesuesin e seancës, deputetin më në moshë, Avdi Dehari, duke thënë se ai po i nënshtrohet partisë së tij.

“Dehari po i nënshtrohet partisë së tij. Ne sërish do të bëjmë kërkesë për seancë pas 48 orësh. Dhe aktiviteti ynë nuk do të kufizohet në vetëm brenda këtij institucioni, ai do të zhvendoset edhe jashtë Kuvendit në forma më të gjera të mobilizimit demokratik dhe qytetar. Kur po flas jashtë mureve të kuvendit, po flas edhe për bashkëbisedime me qytetarë, me mjekë, studentë, përfaqësues të shtresave të ndryshme të shoqërisë. Sepse ky kaos politike, anarki kushtuese e prek secili. Nuk bëhet fjalë për dhënie betimi, zgjedhje kryeri e nënkryetarësh, shteti është i bllokuar. Këtë nuk do ta lejojmë, do ta shihni në ditët në vijim që PDK do të jetë aktive çdo ditë. Ne do të jemi çdo ditë në Kuvend. Kërkesën zyrtare do ia dorëzojmë Deharit sërish. Nesër do të jemi në Kuvend në pritje, dhe do të ketë edhe aktivitete të tjera.   ”, ka deklaruar Çitaku.

Ajo ka akuzuar gjithashtu se deputetëve të Kuvendit po u pamundësohet ushtrimi i mandatit të tyre kushtetues.

“Deputetëve po u pamundësohet ushtrimi i mandati”, është shprehur ajo.

Tutje. Çitaku i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të ndërmerren hapa për tejkalimin e situatës së krijuar dhe kthimin e vendit në funksionimin kushtetues.

“Ta kthejmë vendin në binarë kushtetues”, ka qenë thirrja e Çitakut.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.