Çitaku nga Qeveria: Kurti është uzurpator, të vijë në Kuvend për ta konstituuar atë
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar përmes një postimi lidhur me situatën politike dhe moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës. Çitaku ka thënë se edhe sot janë para ndërtesës së Qeverisë për t’i përcjellë kryeministrit në detyrë,...


Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar përmes një postimi lidhur me situatën politike dhe moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Çitaku ka thënë se edhe sot janë para ndërtesës së Qeverisë për t’i përcjellë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dy mesazhe.
“E para: në këtë ndërtesë je uzurpator. E dyta: eja në Kuvend që ta konstituojmë atë. Hape rrugën për funksionimin e institucioneve”, ka shkruar Çitaku.Ajo ka deklaruar se do të vazhdojnë deri në, siç është shprehur, rikthimin e rendit kushtetues dhe “fitoren e Republikës”.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.