Çka ndodhë tash pas ndërprerjes së ndihmës ushtarake për Ukrainën nga Trump
Pas takimit të liderëve evropianë në Londër, francezët dhe britanikët kanë hartuar një plan paqeje për luftën në Ukrainë, të cilin duhet t’ia paraqesin Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti Emanuel Makron, në një intervistë për “Figaro” ka zbuluar detaje nga plani. Britanikët dhe francezët, propozojnë të ketë armëpushim njëmujor, megjithatë, kjo fillimisht nuk do […] The post Çka ndodhë tash pas ndërprerjes së ndihmës ushtarake për Ukrainën nga Trump appeared first on InfoShqip.com.

Pas takimit të liderëve evropianë në Londër, francezët dhe britanikët kanë hartuar një plan paqeje për luftën në Ukrainë, të cilin duhet t’ia paraqesin Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti Emanuel Makron, në një intervistë për “Figaro” ka zbuluar detaje nga plani.
Britanikët dhe francezët, propozojnë të ketë armëpushim njëmujor, megjithatë, kjo fillimisht nuk do të përfshijë luftimet tokësore, pasi sipas Makron, është rëndë të kontrollohen për shkak të frontit të gjerë.
Plani, gjithashtu parashikon që në javët e ardhshme të mos ketë trupa evropianë në territorin ukrainas. Megjithatë, sipas propozimit francez, një “forcë sigurie” evropiane do të vendosej në Ukrainë për të penguar agresionin e mundshëm rus nëse palët bien dakord për armëpushim më të qëndrueshëm.
Pas Samitit të Londrës, presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski është pyetur nga BBC se a është i njoftuar me planin, ndërsa ai është përgjigjur shkurt se “është i njoftuar për gjithçka”. Zelenski, vazhdon të mbajë qëndrimin se Ukraina nuk do të heqë dorë nga territoret dhe insiston në garanci të sigurisë për të penguar ndonjë sulm të ri nga Rusia në të ardhmen.
Samiti në Londër, u mbajt pas përplasjes dramatike në Zyrën Ovale mes presidentit Donald Tramp dhe nënpresidentit JD Vance dhe Zelenskit. Ndërkohë Tramp pezulloi gjithë ndihmën ushtarake për Ukrainën.
Sipas një zyrtari anonim të Shtëpisë së Bardhë, pauza do të zgjasë derisa Trump të përcaktojë se udhëheqësit e vendit janë të përkushtuar ndaj paqes. Sasia e saktë e ndihmës ushtarake që preket nga ky vendim, nuk është e qartë, por transferimi i armëve me vlerë 3.85 miliardë dollarë, i autorizuar nga Kongresi amerikan nën ish-presidentin Xho Bajden nuk është proceduar ende nga Shtëpia e Bardhë.
Demokratët e dënuan menjëherë vendimin për pezullimin e ndihmave, duke e cilësuar si të rrezikshëm dhe të paligjshëm.
The post Çka ndodhë tash pas ndërprerjes së ndihmës ushtarake për Ukrainën nga Trump appeared first on InfoShqip.com.