Çlirim Haziri kritikon institucionet: Boll më me fjalë që nuk e ndjejnë peshën e kësaj historie

Në natën e 15-të të protestës në sheshin e Prishtinës, Çlirim Haziri ka mbajtur një fjalim para protestuesve, duke theksuar rëndësinë e historisë së luftës dhe të sakrificës për lirinë e Kosovës. Haziri tha se institucionet e Kosovës nuk du...

shtator 30, 2026 - 23:30
Çlirim Haziri kritikon institucionet: Boll më me fjalë që nuk e ndjejnë peshën e kësaj historie

Në natën e 15-të të protestës në sheshin e Prishtinës, Çlirim Haziri ka mbajtur një fjalim para protestuesve, duke theksuar rëndësinë e historisë së luftës dhe të sakrificës për lirinë e Kosovës.

Haziri tha se institucionet e Kosovës nuk duhet të flasin për këtë histori me lehtësinë e dikujt që nuk e ndien peshën e saj.

“Institucionet tona, boll se si flitet me lehtësinë e atij që nuk ndjen peshën e kësaj historie”, u shpreh ai.

Ai theksoi se përkushtimi ndaj UÇK-së nuk lidhet vetëm me faktin nëse dikush ka mbajtur armë në dorë, duke iu referuar mijëra të rinjve që kanë lindur pas vitit 1999.

“Dhe këtu, vëllezër e motra, nuk është puna a e ke mbajtur armën në dorë apo jo. Shikojeni këtë shesh. Këtu sonte ka mijëra djem e vajza që kanë lindur pas vitit 1999, që nuk kanë dëgjuar kurrë krismën e pushkës, por që u vlon gjaku dhe e kanë UÇK-në të gdhendur në zemër e në vetëdije”, tha Haziri.

Sipas tij, të rinjtë e dinë çmimin e lirisë dhe vazhdojnë t’i dalin zot asaj çdo ditë.

“Këta e dinë çmimin e lirisë dhe i dalin zot asaj çdo ditë. Kjo është arsyeja që prej 15 netësh në këtë shesh dëgjohet ‘UÇK’”, përfundoi ai.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.