Çlirim Haziri nis iniciativën e re: Ta veshim Kosovën me flamujt e UÇK-së, vendose edhe ti në shtëpinë tënde

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka nisur një iniciativë të re, përmes së cilës u ka bërë thirrje qytetarëve që të vendosin flamurin e UÇK-së në shtëpitë e tyre. Haziri ka publikuar një video teksa vendos flamurin ...

shtator 25, 2026 - 16:30
Çlirim Haziri nis iniciativën e re: Ta veshim Kosovën me flamujt e UÇK-së, vendose edhe ti në shtëpinë tënde

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka nisur një iniciativë të re, përmes së cilës u ka bërë thirrje qytetarëve që të vendosin flamurin e UÇK-së në shtëpitë e tyre.

Haziri ka publikuar një video teksa vendos flamurin e UÇK-së në shtëpinë e babait të tij, heroit Xhavit Haziri.

Përmes kësaj videoje, ai i ka ftuar qytetarët që flamurin ta vendosin në shtëpi, në ballkon apo në dritare.

“Po e veshim Kosovën me flamujt e UÇK-së! Vendose edhe ti një flamur në shtëpi, në ballkon, në dritare. Le të shihet kudo. Kosova nuk harron. UÇK-ja nuk është vetëm!”, ka shkruar Haziri krahas videos.

Postimin e tij, Haziri e ka përmbyllur me mesazhin: “UÇK, të fala nga Kosova!”.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.