‘ÇMENDURI’ NË FUND! Juventusi shpëton nga humbja ndaj Milanit
Juventusi në minutat e fundit ka siguruar një pikë në shtëpi në derbin italian kundër AC Milanit. Juventusi faktikisht dominoi në të gjitha aspektet, por që “Rossonerët” ishin në epërsi me rezultat 0-1 deri në kohën shtesë, kur Federico Gat...


Juventusi në minutat e fundit ka siguruar një pikë në shtëpi në derbin italian kundër AC Milanit.
Juventusi faktikisht dominoi në të gjitha aspektet, por që “Rossonerët” ishin në epërsi me rezultat 0-1 deri në kohën shtesë, kur Federico Gatti doli në skenë për ta shpëtuar “Zonjën e Vjetër” nga humbja, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 1-1.
Francisco Conceicao tentoi fillimisht me një goditje të bukur vollej, por Maignan me super pritje ia mohoi golin.
Portugezi ishte pranë të shënonte pak më vonë, por këtë herë shtylla e shpëtoi skuadrën mysafire.
Kur Juventusi po sulmonte, Milani përfitoi me një kundërsulm ku i inkuadruari Alphadjo Cisse shënoi një gol të bukur për t’ia dhënë mysafirëve pikët e plota (68’).
Ndërkohë, ylli i Kosovës Edon Zhegrova u inkuadrua shumë vonë, në minutën e 89-të duke e zëvendësuar Conceicaon (89’).
Kësisoj, Juventusi njësoi si Milani shkojnë në kuotën e shtatë pikëve.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.