Çmime të reja nga mesnata: nafta bie ndjeshëm, benzina shtrenjtohet
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka miratuar çmimet e reja të karburanteve, të cilat do të hyjnë në fuqi nga ora 00:01 e 29 shtatorit. Benzinat shtrenjtohen me nga 1 denar për litër. EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 100 denarë, ndërsa BS...
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka miratuar çmimet e reja të karburanteve, të cilat do të hyjnë në fuqi nga ora 00:01 e 29 shtatorit.
Benzinat shtrenjtohen me nga 1 denar për litër. EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 100 denarë, ndërsa BS-98 102 denarë për litër.
Ndërkohë, dizeli lirohet për 4,5 denarë, duke zbritur në 100 denarë për litër. Vaji ekstra i lehtë për amvisëri ulet me 3 denarë, në 111,50 denarë për litër.
Sipas KRRE-së, bëhet fjalë për çmime maksimale, ndërsa tregtarët mund t’i shesin karburantet edhe më lirë.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.