Çmimet e karburanteve ndryshojnë nga mesnata: Benzina lirohet, dizeli arrin në 99 denarë!

Nga mesnata, benzina do të lirohet për 2,5 denarë për litër, ndërsa dizeli do të shtrenjtohet për 2 denarë, sipas vendimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës. Çmimet e reja, që hyjnë në fuqi më 20 tetor, në orën 00:01, janë: Eurosupe...

tetor 19, 2026 - 15:01
Çmimet e karburanteve ndryshojnë nga mesnata: Benzina lirohet, dizeli arrin në 99 denarë!

Nga mesnata, benzina do të lirohet për 2,5 denarë për litër, ndërsa dizeli do të shtrenjtohet për 2 denarë, sipas vendimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës.

Çmimet e reja, që hyjnë në fuqi më 20 tetor, në orën 00:01, janë:

Eurosuper BS-95: 96 denarë/litër

Eurosuper BS-98: 98 denarë/litër

Dizeli: 99 denarë/litër

Vaji ekstra i lehtë për amvisëri: 110,50 denarë/litër

Shtrenjtohet edhe mazuti për 1,837 denarë, duke arritur në 53,579 denarë për kilogram.

Sipas Komisionit Rregullator, çmimet mesatare të derivateve të naftës rriten për 0,49% krahasuar me vendimin e kaluar.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.