Çmimet në gusht u rritën për mbi 7 për qind krahasuar me vitin e shkuar

Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur për 7,3 për qind në gushtin e këtij viti, krahasuar me muajin e njëjtë të 2025-s, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, e cila bëri të ditur se inflacioni mujor, krahasuar me korrikun 2026, isht...

shtator 10, 2026 - 13:30
Çmimet në gusht u rritën për mbi 7 për qind krahasuar me vitin e shkuar

Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur për 7,3 për qind në gushtin e këtij viti, krahasuar me muajin e njëjtë të 2025-s, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, e cila bëri të ditur se inflacioni mujor, krahasuar me korrikun 2026, ishte 1,3 për qind.

Rritja më e lartë vjetore u regjistrua në transport, me 21,1 për qind.

Çmimet e strehimit, ujit, energjisë dhe lëndëve djegëse u rritën për 11,8 për qind, gjithnjë sipas ASK-së, që të enjten publikoi të dhënat e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit.

Kjo agjenci doli me konfirmimin se në restorante dhe shërbime akomodimi, çmimet u rritën për 5,4 për qind.

Ushqimet dhe pijet joalkoolike u shtrenjtuan për 2,6 për qind.

Në nivel mujor, pra, krahasuar me korrikun 2026, transporti pati rritjen më të lartë, me 4,6 për qind.

Shtrenjtim pati edhe te strehimi, uji, energjia dhe lëndët djegëse, me 0,8 për qind.

Sipas ASK-së, rënie vjetore u regjistrua vetëm te shërbimet arsimore, me 0,5 për qind.

Agjencia njoftoi se të dhënat janë përllogaritur sipas klasifikimit të ri dhe metodologjisë së përditësuar.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.