Dalin pamjet nga rrahja e dy të rinjve shqiptarë nga policët në Saraj të Shkupit (VIDEO)

Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihen dy të rinj shqiptarë që janë maltretuar fizikisht nga zyrtarë policorë. Ngjarja ka ndodhur më 7 tetor në rajonin e Sarajit. Ata deklaruan se policët kanë shtënë me armë zjarri, u kanë s...

tetor 10, 2026 - 13:30
Dalin pamjet nga rrahja e dy të rinjve shqiptarë nga policët në Saraj të Shkupit (VIDEO)

Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihen dy të rinj shqiptarë që janë maltretuar fizikisht nga zyrtarë policorë.

Ngjarja ka ndodhur më 7 tetor në rajonin e Sarajit. Ata deklaruan se policët kanë shtënë me armë zjarri, u kanë shpuar gomat e makinës, kanë thyer xhamin dhe më pas i kanë lidhur dhe i kanë rrahur derisa ishin të shtrirë në tokë.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) konfirmoi se është hapur një hetim i brendshëm. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm duhet të verifikojë të gjitha rrethanat e ngjarjes.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.