Dalje të mundimshme nga Dheu i Bardhë dhe Muçibaba, kaq po zgjasin pritjet
Pritjet po vazhdojnë të jenë të theksuara në disa pika kufitare të Kosovës, sidomos në dalje të vendit. Sipas të dhënave të fundit, në Dheu i Bardhë dhe Muçibaba, pritjet për automjete në dalje arrijnë deri në 60 minuta. Ndërkohë, në dalje ...


Pritjet po vazhdojnë të jenë të theksuara në disa pika kufitare të Kosovës, sidomos në dalje të vendit.
Sipas të dhënave të fundit, në Dheu i Bardhë dhe Muçibaba, pritjet për automjete në dalje arrijnë deri në 60 minuta.
Ndërkohë, në dalje te Dheu i Bardhë është krijuar edhe kolonë e gjatë rreth 150 metrash, ndërsa te Muçibaba kolona arrin në rreth 500 metra.
Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi paraqitet më i lehtë, me pritje kryesisht nga disa minuta, bëhet e ditur në përditësimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.