Danillovski: Me masa të duhura, rreziku nga ethet e Nilit Perëndimor minimizohet
Nëse metodat e mbrojtjes zbatohen në mënyrë korrekte, rreziqet e etheve të Nilit Perëndimor, si dhe sëmundjeve të tjera që përhapen nga mushkonjat, mund të minimizohen, tha epidemiologu, Dragan Danillovski. Meqenëse mushkonjat shumohen edhe...
Nëse metodat e mbrojtjes zbatohen në mënyrë korrekte, rreziqet e etheve të Nilit Perëndimor, si dhe sëmundjeve të tjera që përhapen nga mushkonjat, mund të minimizohen, tha epidemiologu, Dragan Danillovski.
Meqenëse mushkonjat shumohen edhe në sasi shumë të vogla uji, ai rekomandon që njerëzit të mos mbajnë ujë të ndenjur rreth shtëpive të tyre.
“Të moshuarit, të sëmurët kronikë, ata me imunitet të dobësuar janë në rrezikun më të madh për një formë të rëndë të Etheve të Nilit Perëndimor. Mbrojtja personale është përmendur shumë herë, nevojiten veshje të përshtatshme dhe rrjeta dritaresh.
Është shumë e rëndësishme të largohet uji i ndenjur rreth shtëpive, për shembull për njerëzit që jetojnë në shtëpi me oborre. Ata ndoshta kanë goma të vjetra makinash – ato janë gjithmonë plot me ujë që ka qëndruar aty për kush e di sa kohë. Është një vend shumimi për mushkonjat” theksoi Danillovski në “Telma”.
Epidemiologu theksoi simptomat e Etheve të Nilit Perëndimor, temperaturë të lartë, dhimbje koke të forta, qafë të ngurtësuar, madje edhe vetëdije të dëmtuar, paralizë… dhe tha se nëse shfaqen, qytetarët duhet të shkojnë menjëherë te një mjek për një ekzaminim. përcjell Zhurnal.mk .
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.