Danimarka rrit moshën e pensionimit, ja kur mund të dilni në pension
Jetëgjatësia e pritshme dhe numri i viteve që njerëzit kalojnë në pension po rriten në të gjithë Evropën. Si përgjigje ndaj këtij trendi, shumë shtete po rrisin moshën e daljes në pension. Danimarka tashmë ka vendosur ta rrisë moshën e pens...
Jetëgjatësia e pritshme dhe numri i viteve që njerëzit kalojnë në pension po rriten në të gjithë Evropën. Si përgjigje ndaj këtij trendi, shumë shtete po rrisin moshën e daljes në pension.
Danimarka tashmë ka vendosur ta rrisë moshën e pensionimit në 70 vjeç deri në vitin 2040. Disa vende të tjera evropiane kanë miratuar gjithashtu ligje që do të rrisin këtë moshë në vitet e ardhshme. Sipas të dhënave të OECD-së, Danimarka do të kryesojë listën deri në vitin 2060, me një moshë pensionimi prej 74 vjeç.
Kufizimet e moshës për pensionim dhe trendet e së ardhmes në Evropë, të bazuara në raportin e OECD-së “Pensions at a Glance”, janë publikuar nga Euronews.
Sipas të dhënave të vitit 2022, mosha ligjore e pensionimit për burrat në BE varionte nga 62 deri në 67 vjeç, ndërsa për gratë ishte mes 60 dhe 67 vjeç.
Kur përfshihen Mbretëria e Bashkuar, vendet e EFTA-s dhe Turqia si kandidate për në BE, Turqia veçohet si një përjashtim i madh, me një kufi moshor prej vetëm 49 vjeç për gratë dhe 52 vjeç për burrat.
Mosha mesatare e pensionimit në BE është 64.7 vjeç për burrat dhe 63.8 vjeç për gratë.
Tri vende nordike — Danimarka, Norvegjia dhe Islanda — aktualisht kanë moshën më të lartë të pensionimit, e cila është 67 vjeç si për burrat ashtu edhe për gratë.
Kufiri i moshës është mbi 65 vjeç edhe në disa vende të tjera, përfshirë Holandën (66.6), Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën (66 vjeç), Gjermaninë (65.8) dhe Portugalinë (65.6).
Kufiri prej 65 vjeç vlen në Austri, Poloni, Rumani, Hungari, Kroaci, Zvicër, Belgjikë, Itali, Spanjë dhe Qipro.
Mes pesë ekonomive më të mëdha evropiane, Franca ka moshën më të ulët të pensionimit, 64.8 vjeç, por dallimi është i vogël. Sidoqoftë, sipas Raportit për Plakjen e Popullsisë të vitit 2024, qytetarët francezë mund të pensionohen kur të arrijnë moshën minimale — 62 vjeç për personat e lindur para vitit 1960, ose 64 vjeç për ata të lindur në vitin 1968 apo më vonë.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.