Daut Beqiri: Dimitrievski të largohet nga Qeveria nëse nuk e respekton gjuhën shqipe, koha e shovinizmit ka kaluar
Kryetari i Komunës së Haraçinës nga radhët e VLEN-it, Daut Beqiri, ka reaguar ndaj qëndrimeve të Maksim Dimitrievskit për çështjet që lidhen me përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, duke e akuzuar atë për nxitje të debateve etnike për interes...
Kryetari i Komunës së Haraçinës nga radhët e VLEN-it, Daut Beqiri, ka reaguar ndaj qëndrimeve të Maksim Dimitrievskit për çështjet që lidhen me përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, duke e akuzuar atë për nxitje të debateve etnike për interesa të ngushta politike.
Beqiri thekson se Kushtetuta dhe ligjet e Maqedonisë së Veriut nuk mund të trajtohen si ekskluzivitet i njërës palë dhe as të përdoren si instrumente për demonstrimin e supremacisë etnike.
Ai vlerëson se Dimitrievski po fshihet pas temave të ndjeshme për të mbuluar dështimet politike dhe për të shpëtuar rejtingun e partisë së tij, ZNAM, për të cilën thotë se është në rënie të lirë.
“Nëse nuk je i gatshëm të respektosh Kushtetutën dhe ligjet e shtetit, askush nuk të detyron të qëndrosh në Qeveri! Koha e shovinizmit, e etnonacionalizmit dhe politikës përjashtuese ka kaluar”, ka shkruar Beqiri.
Në reagimin e tij, kreu i Haraçinës i bën thirrje Dimitrievskit që, nëse e pengon avancimi i përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, të largohet nga Qeveria dhe të mos i përdorë temat etnike për interesa partiake.
Beqiri gjithashtu e akuzon atë për nxitje të ksenofobisë dhe urrejtjes mes qytetarëve, si dhe për krijim të tensioneve politike sa herë që duhet të japë llogari për premtimet dhe qeverisjen.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.