Daut Haradinaj: Deklarata 13 ditë pas aktgjykimit, vlen vetëm nëse këtë javë zhbëhet Specialja

Anëtari i Kryesisë së Aleancës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas deklaratës së Kuvendit të Kosovës pas vendimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke kërkuar veprime konkrete përballë Gjykatës Speciale. Haradinaj ka thënë se një deklaratë e...

shtator 28, 2026 - 16:30
Daut Haradinaj: Deklarata 13 ditë pas aktgjykimit, vlen vetëm nëse këtë javë zhbëhet Specialja
daut-haradinaj-e-quan-qesharake-seancen-ku-po-diskutohet-per-presidentin:-kete-s’e-njeh-historia

daut-haradinaj-e-quan-qesharake-seancen-ku-po-diskutohet-per-presidentin:-kete-s’e-njeh-historia

Anëtari i Kryesisë së Aleancës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas deklaratës së Kuvendit të Kosovës pas vendimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke kërkuar veprime konkrete përballë Gjykatës Speciale.

Haradinaj ka thënë se një deklaratë e tillë merr kuptim vetëm nëse brenda kësaj jave Kuvendi miraton ligjin që do ta zhbënte Gjykatën Speciale.

Kjo deklaratë e stërvonuar, 13 ditë pas vendimit dënues, merr kuptim vetëm nëse brenda kësaj jave miratohet në Kuvend ligji i cili e zhbën Gjykatën Speciale. Të gjitha të tjerat, përfshirë edhe takimet e errëta, janë thjesht kalkulime politike.

Logjika e kontestimit të lartësisë së dënimit – “dënim i rëndë apo dënim i lehtë”, nuk përkon me kombin shqiptar, i cili është ngritur në këmbë në të gjitha sheshet e botës, me të vetmen thirrje:

JO NË EMRIN TIM!

Haradinaj ka theksuar se, sipas tij, debati nuk duhet të reduktohet në lartësinë e dënimeve, por në kundërshtimin e vetë procesit dhe në kërkesën e shprehur përmes protestave: “Jo në emrin tim.”


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.