Daut Haradinaj: Politika duhet të ulet urgjentisht në tavolinë, jo për pushtet, por për ide dhe reagime shtetërore

Daut Haradinaj, ka kërkuar një qasje gjithëkombëtare dhe bashkërendim të hapave të mëtejshëm në raport me Gjykatën Speciale. Haradinaj, përmes një reagimi në Facebook, ka theksuar se përballja me këtë situatë kërkon tejkalimin e politikave ...

shtator 21, 2026 - 22:00
Daut Haradinaj: Politika duhet të ulet urgjentisht në tavolinë, jo për pushtet, por për ide dhe reagime shtetërore
daut-haradinaj-kujton-ilaz-kodren:-drenica,-krenare-me-sakrificen-e-pashembullt-per-liri

daut-haradinaj-kujton-ilaz-kodren:-drenica,-krenare-me-sakrificen-e-pashembullt-per-liri

Daut Haradinaj, ka kërkuar një qasje gjithëkombëtare dhe bashkërendim të hapave të mëtejshëm në raport me Gjykatën Speciale.

Haradinaj, përmes një reagimi në Facebook, ka theksuar se përballja me këtë situatë kërkon tejkalimin e politikave ditore dhe të përplasjeve të brendshme.

“Strategjia ndaj kësaj gjykate politike u kërkon të gjithëve, pashmangshëm, të dalin mbi politikat ditore, të brendshme e banale”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij, në këtë fazë nuk mjafton vetëm një strategji shtetërore, por nevojitet një qasje e koordinuar në nivel gjithëkombëtar.

“Në këtë pikë nuk mjafton vetëm një strategji shtetërore, e cila do të duhej të ishte tashmë e padiskutueshme. Kërkohet një qasje gjithëkombëtare”, ka deklaruar ai.

Haradinaj ka kërkuar bashkërendimin e hapave me të gjithë faktorët vendorë, si dhe me aleatët ndërkombëtarë të Kosovës.

“Duhet bashkërendim i hapave të mëtejshëm me secilin faktor vendor dhe me aleatët ndërkombëtarë. Nuk është momenti për të hedhur topin nga njëra palë te tjetra, as për t’ia kaluar përgjegjësinë njëri-tjetrit”, ka shkruar ai.

Në fund, Haradinaj ka bërë thirrje që politika t’i përgjigjet mobilizimit qytetar dhe të ulet urgjentisht në tavolinë për të diskutuar një qasje shtetërore.

“Populli është në sheshe. Politika duhet të ulet në tavolinë. URGJENTISHT!

Dhe jo të ulen skutave për pushtet, por për ide dhe reagime shtetërore, bashkë me Shqipërinë dhe aleatët tanë”, ka përfunduar Haradinaj.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.