Dauti për lirimin e Përparim Bajramit të BDI-së nga paraburgimi: A varet barazia para ligjit nga thellësia e xhepave?

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave nga radhët e VLEN-it, Mustafa Dauti, ka reaguar pas vendimit për lirimin nga paraburgimi të Përparim Bajramit të BDI-së, ish-drejtorit të Lotarisë Shtetërore, i cili do të mbrohet në liri pasi Gjyka...

Nëntor 3, 2026 - 21:00
Dauti për lirimin e Përparim Bajramit të BDI-së nga paraburgimi: A varet barazia para ligjit nga thellësia e xhepave?

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave nga radhët e VLEN-it, Mustafa Dauti, ka reaguar pas vendimit për lirimin nga paraburgimi të Përparim Bajramit të BDI-së, ish-drejtorit të Lotarisë Shtetërore, i cili do të mbrohet në liri pasi Gjykata pranoi garancinë në patundshmëri në vlerë prej 1.140.781 eurosh.

Dauti vë në pikëpyetje barazinë para ligjit, duke krahasuar trajtimin e qytetarëve të zakonshëm me mundësitë financiare të personave që mund të ofrojnë garanci milionëshe.

“Dikush për një vepër me pasoja shumë më të vogla dënohet me mbi 3 vjet burg, ndërsa dikush tjetër, me një garanci prej mbi 1 milion eurosh, fiton të drejtën të mbrohet në liri”, shkruan Dauti.

Ai thekson se problemi nuk qëndron te e drejta për t’u mbrojtur në liri, por te perceptimi që krijojnë vendimet e gjykatave, kur qytetari i zakonshëm përballet me gjithë peshën e ligjit, ndërsa personat me mundësi të mëdha financiare mund të ofrojnë garanci milionëshe.

“Gjykatat duhet jo vetëm të zbatojnë ligjin, por edhe të ruajnë besimin e qytetarëve se drejtësia është e barabartë për të gjithë”, thekson Dauti.

Në fund, ai shtron pyetjen: “A jemi të gjithë të barabartë para ligjit, apo barazia varet edhe nga thellësia e xhepave?!”


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.