Debat familjar në Tetovë, arrestohet 44-vjeçari pasi dyshohet se sulmoi vëllain
Një debat familjar në Tetovë ka përfunduar me arrestimin e një 44-vjeçari, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij 46-vjeçar. Sipas informacioneve nga SPB Tetovë, gjatë incidentit 44-vjeçari dyshohet se e ka sulmu...
Një debat familjar në Tetovë ka përfunduar me arrestimin e një 44-vjeçari, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij 46-vjeçar.
Sipas informacioneve nga SPB Tetovë, gjatë incidentit 44-vjeçari dyshohet se e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, ndërsa i ka dëmtuar edhe telefonin celular.
Rasti është raportuar në polici, ndërsa autoritetet po ndërmarrin masat për dokumentimin e plotë të incidentit.
Nga SPB Tetovë bëjnë të ditur se pas kompletimit të dokumentacionit, ndaj 44-vjeçarit do të ngrihet parashtresa përkatëse.
Flaka
The post Debat familjar në Tetovë, arrestohet 44-vjeçari pasi dyshohet se sulmoi vëllain appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.