Deda: Kushtetuesja e prishi matematikën e zgjedhjeve për 27 dhjetor

Gjykata Kushtetuese e ktheu ne binarë ligjshmërie konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve, tha analisti politik Ilir Deda pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese. “Gjithashtu, e prishi matematikën e zgjedhjeve për 27 dhjetor”, th...

shtator 23, 2026 - 16:30
Deda: Kushtetuesja e prishi matematikën e zgjedhjeve për 27 dhjetor

Gjykata Kushtetuese e ktheu ne binarë ligjshmërie konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve, tha analisti politik Ilir Deda pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese.

“Gjithashtu, e prishi matematikën e zgjedhjeve për 27 dhjetor”, thotë Deda.

“Tash që gjithçka është e qartë, po presim të shohim a ka çfarëdo mundësie për çfarëdo përbashkimi në këtë situatë – më të vështirën në këto 15 vjetët e fundit”.

Kushtetuesja e shpalli Kuvendin të konstituuar, por tha se është konstituuar jashtë afatit kushtetues. Për këtë afati për Presidentin ka nisur të rrjedhë që nga 8 gushti.

Ky afat për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor.

Ndërkaq, formimi i Qeverisë është shpallë kushtetues.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.