Deda – Rrustemit: A jeni të koordinum, dikush po shpërndanë mesazhe HELM?
Analisti Ilir Deda ka deklaruar se në momentin që Albulena Haxhiu e ka dhënë betimin si deputete nuk ka më Ushtrues Detyre të Presidentes pasi Kushetuta e përcakton se ajo nuk mundet me qenë ma shumë së 6 muaj. Ai keto komente i bëri në AD...


Analisti Ilir Deda ka deklaruar se në momentin që Albulena Haxhiu e ka dhënë betimin si deputete nuk ka më Ushtrues Detyre të Presidentes pasi Kushetuta e përcakton se ajo nuk mundet me qenë ma shumë së 6 muaj.
Ai keto komente i bëri në ADRESA në Kanal 10, duke iu drejtuar deputetit të Vetëvendosjes, Adnan Rrustemit.
“Në momentin që Albulena Haxhiu është betu si deputete, Kosova ka mbetur pa U.D të Presidentes, pasi Kushetuta e përcakton se nuk mundet me qenë ma shumë se 6 muaj në atë pozitë”, tha mes tjerash Deda.
Derisa ai ka shtuar se disa zyrtarë të VV-së po shpërndajnë gjuhë të urrejtjes në rrjete sociale, duke përçu mesazhi helmi, sidomos ndaj LDK-së.
A jeni të koordinuem me përçu helm në popull, e pyeti Deda -Rrustemin?
Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
