Shoqata e Mediave Profesionale Online, OnlineMedia.mk, mbajti sot Kuvendin e saj vjetor, në të cilin për kryetar të ri u zgjodh Dejan Nikollovski, kryeredaktor dhe përgjegjës i portalit NetPress.mk.

Nikollovski u propozua nga anëtarët e pranishëm, të cilët njëzëri mbështetën kandidaturën e tij. Me këtë rast, anëtarët e shoqatës shprehën mirënjohje për kryetarin e deritanishëm, Vladimir Koshevaliski, për angazhimin dhe kontributin e tij.

Pjesë e OnlineMedia.mk janë edhe portalet Flaka dhe Gostivari Sot, krahas mediave të tjera profesionale online në vend.

Në Kuvend u dakorduan edhe aktivitetet e ardhshme të shoqatës, ndër të cilat iniciativat për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, vazhdimi i negociatave me Qeverinë për subvencionimin e mediave, rregullimi i buxheteve për marketingun, si dhe çështja e regjistrit të portaleve pranë Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA).

Shoqata pritet të vazhdojë angazhimin për avancimin e pozitës së mediave profesionale online, përmirësimin e kushteve të punës dhe krijimin e një kornize më të qartë institucionale për funksionimin e tyre.

The post Dejan Nikollovski zgjidhet kryetar i ri i OnlineMedia.mk, pjesë e shoqatës edhe Flaka dhe Gostivari Sot appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.